“BalkanWeb” zbardh detaje të reja nga shpërthimi i sotëm në bashkinë e Lushnjës, ku i plagosur mbeti kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar edhe një foto të Qalliut, e cila mësohet se është plagosur më rëndë sesa kryebashkiaku.

NGJARJA
Nga informacionet që përcjell gazetari Ervis Kuçi, mësohet se ka qenë ish-shoferi i kryetarit të Bashkisë 45-vjecari Gëzim Saraci, i cili e ka pritur kryetarin e bashkisë jashtë bashkisë para se ai te vinte për në punë dhe është ngjitur bashkë me të drejt zyrës. Gjatë kësaj kohë kanë debatuar së bashku dhe kur kanë hyrë në zyrë ai ka nxjerrë një mjet shpërthyer, që dyshohet se ishte granatë, dhe e ka shpërthyer.

Nga shpërthimi është plagosur lehtë kryetari i bashkisë Fatos Tushe dhe më rëndë sekretarja e bashkisë Erisa Qalliu. Të dy janë dërguar në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Gëzim Saraci, nga Karbunara ka qenë shofer i Tushes dhe gjatë punës kanë patur debate, shkak për të cilin ai është pushuar nga puna 3 vite më parë. Kjo besohet se ka qenë edhe arsyeja e aktit të sotëm. Gëzim Saraçi është shpallur në kërkim dhe për kapjen e tij janë ngritur postblloqe policore. Në Lushnjë kanë shkuar drejtori i përgjithshëm i policisë dhe Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: