ATHINA 

Policia helene ka arrestuar një shqiptar e një grek, pasi akuzohen për trafik droge në zonat periferike të jugut të Athinës.

Sipas mediave fqinje, pas kontrollit në banesë dy personave iu gjetën rreth 5 kg kanabis, 23 gram heroinë, metadon i lëngshëm me peshë 190 gram, 102 tableta të përgatitjeve medicinale, një cigare me 12 gram kanabis të papërpunuar,  peshore elektronike, dy thika, një dorezë hekuri dhe katër telefona celularë.

Policia ka sekuestruar edhe 12 200 euro, që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të kryeqytetit të Greqisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb