KOSOVË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se ka ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës, e cila  lëvizte për të siguruar furnizim nga Shqipëria për t’i bërë ballë regjimit spastrues të Sllobodan Millosheviçit.

Ai pohon se ky shteg do të shërbejë si frymëzim për  forcat e armatosura, shkollat dhe për të gjithë popullin e Kosovës.

“Sot u ktheva nëpër shtigjet e shkelura nga mijëra ushtarë të lirisë, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dhe të rinj. Bëmë homazhe te lapidari i dëshmorëve dhe kujtuam ato kohë të vështira por shumë të lavdishme. Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t’u furnizuar nga Republika e Shqipërisë.

Shtegu i UÇK-së” do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë”,  shkruan në “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(N.M/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: