Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës.

Popja bën të ditur se në garazhin e servisit ka pasur të paktën dy automjete, të cilat janë shkrumbuar nga zjarri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht 3 makina të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: