Mbrojtësi Anglez John Stones, iu bashkua disa yjeve të “Premier League” të cilët kanë në pronësi shtëpi luksoze në ”Leafy Cheshire” në periferi të Manchesterit.

22 vjeçari që i kushtoi Citit 47.5 milion paund, ka qenë në kërkim të një prone të tillë qe kur ai iu bashkua City-t të Pep Guardioles në verë.

Me 6 dhoma gjumi, një pishinë të brendshme, një sallë lojërash që përfshin bilardo dhe një tavoline hokej. Sikur kjo të mos mjaftonte, Stones, mund të relaksohet në palestrën dhe saunën e tij private ose të shijojë pamjen e kopshtit të tij në të cilën mbizotëron një miniliqen, raporton “The Sun”.
nintchdbpict000253114802
Ai është shpërngulur aty së bashku me të dashurën e tij Millie Savage, e cila duket se e ka falur pas tradhëtis së lojtarit vitin e kaluar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb