ELBASAN

Pas orës 13.00 të kësaj fundjave pothuajse në kohë rekord të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit të Elbasanit janë boshatisur si nga qytetarët edhe nga automjetet . Në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti prej mesditës nuk lëviz më asnjë person duke respektuar kështu urdhrin  që do të jetë në fuqi deri të hënën në orën 05:00.

Qytetarët elbasanas i janë bindur urdhrit të Qeverisë Rama për të qëndruar në shtëpi për shkak të masave drastike që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit . Nga një vëzhgim i imtësishëm i bërë në këtë qytet rezultoi se të gjitha rrugët janë   të boshatisura dhe të gjithë janë mbyllur brenda si kurrë herë tjetër .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më së fundi fakti që Kryeministri Edi Rama i paralajmëroi se policia dhe ushtria do të ndërhyjnë nëse evidenton rrugëve  “tradhëtarë” të luftës me armikun e padukshëm Koronavirus ka bërë që të gjithë qytetarët e Elbasanit  të qëndrojnë brenda shtepive të tyre dhe të mos “luajnë” me me shëndetin .

Të vetmit në patrullim janë forcat e policisë dhe ato të ushtrisë.Pas vetë izolimit total shpresohet shumë që të frenohet përhapja e Koronaviruesit i cili ka prekur deri tani dy persona nga Elbasani, ndërkohë që pas kontrolleve të paktën 30 të tjerë kanë rezultuar negativë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: