Kur vjen puna për të fjetur në një dhomë akulli, të ngrihen shumë pyetje në kokë: Sa ftohtë duhet të jetë? Çfarë duhet të vesh? A go zgjohem i ngrirë? Por stafi i hotelit “Icehotel” në Suedi i ka menduar të gjitha.

Dhe falë batanijeve të tyre speciale, një natë e kaluar në krevat dhe dhomë akulli nuk ndjehet aspak, të duket sikur fle në një dhomë normale. Ndërsa shumë hotele të tjera prej akulli janë hapur në vende të ndryshme të botës, gjithçka nisi me IceHotel në Suedi që u krijua në vitin 1989.

I ndodhur në një qytezë të vogël të quajtur Jukkasjarvi, u ndërtua për herë të parë nga Yngve Bergvist, që në atë kohë e konsideronin si të “çmendur” për këtë gjë që po bënte. Por siç rezultoi, konceptimi i një hoteli prej akulli ishte një sukses i vërtetë, me njerëz nga e gjithë bota që fluturonin në Suedi për të provuar një natë në një dhomë të akullt.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: