Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka shkuar në jug të vendit, për ta parë nga afër situatën me zjarret.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk e vizitoi zonën e prekur nga zjarret në Antalia, në distriktin Manavgat.

Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.

Në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit. Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale. Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb