Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kamëz, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët. Mësohet se një ‘smart’ është djegur në ecje dhe për pasojë ka marrë flakë dhe furgoni i policisë bashkiake. Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në impiantin e gazit të makinës ‘Smart’, me drejtues shtetasin me inicialet I.H.

Gjatë ndalimit të mjetit, është përfshirë nga flakët dhe një fugon, i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb