Socialistët e Dibrës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut, Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos.

Në këto bashki të qarkut Dibër, u diskutua me të zgjedhurit dhe strukturat lokale të PS-së, si dhe rreth masave organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtuesja politike Olta Xhaçka theksoi se në këto 8 vite qeverisje, shumica e shqiptarëve besoi tek PS si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.

“Gjithsesi, kjo nuk duhet të vetëkënaqë asnjë socialist duke lënë pas dore organizmin dhe përmirësimin e strukturave të PS”, theksoi Xhaçka.

“Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia dhe puna janë garancia më e mirë për një mandat të tretë qeverisës të PS dhe thellim të rezultatit të saj në katër bashkitë e qarkut”, u shpreh Xhaçka, teksa nënvizoi se puna e çdo socialisti në këtë fushatë është një gur themeli për reformat e mëdha dhe projektet transformuese gjatë mandatit të tretë qeverisës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: