Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Teksa ka postuar një foto në rrjetin social ‘Facebook’, ku shihet familjarja e një prej viktimave të kësaj masakre kreu i qeverisë shkruan; “11 korrik, 26 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës”.

Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte që ndodhi në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb