Tetorin e shkuar, më saktë, më 16-10-21, hajdutët i hodhën trajnerit Luciano Spalletti makinën e tij pikërisht poshtë hotelit ku ai jeton, në këtë periudhë që drejton Napolin. Tani autoret e asaj vjedhje janë bërë të “gjallë”, duke i dërguar në mesazh teknikun italian, pikërisht nga sheshi përpara stadiumit “Maradona”:

Tifozet
Tifozet

“Spalletti, Pandan do ta rikthejmë, mjafton që të largohesh”, ishte mbishkrimi në një banderolë të madhe. Në fakt ky mesazh nga ata e tifozëve të Napolit nuk qëndron shumë pasi ekipi zhvilloi një sezon pozitiv ku arritën të siguronin edhe një biletë për në Champions League.

Spalletti
Spalletti

Ky mesazh nga ana e tifozëve më shumë duket si një sinjal për presidentin De Laurentiis pasi e ardhmja e trajnerit mbetet e gjitha për tu përcaktuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: