Këto pamje mahnitëse tregojnë  të ashtuquajturin “vullkan blu” që ndriçoi qiellin e Indonezisë duke hipnotizuar turistët.

Pamjet e pabesueshme tregojnë vullkanin Kawah Ijen në East Java, duke lëshuar hirin blu në qiell në lartësinë 4.8 metra.

Sipas ekspertëve, shkëlqimi blu nuk vjen nga llava, e cila ka një ngjyrë të ngjashme me shumicën e vullkaneve të tjera, por nga gazi i emetuar nga mali.

Ekziston një sasi e lartë e gazit sulfurik në Kawah Ijen, i cili kur ekspozohet ndaj oksigjenit në ajër bën një ngjyrë blu të ndritshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: