Një spital i improvizuar në New Orleans ka filluar të pranojë nga sot pacientët e prekur me COVID-19. Ai është ngritur në të njëjtin vend ku mijëra refugjatë ishin mbledhur në vitin 2005 pasi uragani Katrina goditi vendin.

Ky objekt ka hapësirë të mjaftueshme për të pranuar deri në dymijë persona. Tashmë janë vendosur një mijë shtretër.

Qendra pritet te pacientët që nuk kanë arritur të shtrohen nëpër spitalet e tjera të qytetit për shkak të mbingarkesës. Ndërkaq së fundmi përqindja e vdekjeve nga COVID-19 në New Orleans është dyfishuar në raporton me qytetin e New Yorkut.

E për këtë mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë, fajësojnë përqindjen e madhe të personave obez, ata që kanë probleme me tensionin e lartë, zemren e sëmundje tjera kronike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: