Anglia siguroi një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Shqipërisë, një sukses që i vendos të vetëm në krye të Grupit I: 2 ndeshje, 2 fitore, 6 pikë të plota, 7 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, këto janë shifra perfekte por në ishull nuk festojnë plotësisht. Southgate dhe të besuarit e tij duhet të përmirësohen akoma më shumë në lojë, këtë duhet ta bëjnë shpejt pasi të mërkurën përballen me Poloninë e Robert Lewandowskit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat ishull bashkohen të gjitha në një pikë, “tre luanët” mund dhe duhet të bëjnë diçka më shumë se sa në përballjen me Shqipërinë: “Më shumë gabime dhe do ta paguajmë shtrenjtë”, shkruan “The Daily Telegraf” duke shtuar: “Kundër Shqipërisë disa gabime mund edhe të falen por jo kundër Polonisë së Lewandowskit. Duhet të limitojmë gabimet në sfidën e së mërkurës që mund të jetë përcaktuese në këto kualifikuese”. Në të njëjtën linjë është edhe “Mirror”: “Mund të bëjmë më mirë se kaq”, lojëra fjalësh dhe titull i shoqëruar me foton e kapitenit Harry Kane. “Pole position”, shkruan “Star Sport” duke u ndalur tek fakti që Anglia mori shpejt komandën e Grupit I, të vetëm në kuotën e gjashtë pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb