SHBA

Një stuhi masive dimërore ka pushtuar bregdetin lindor të SHBA-ve, duke ndaluar fluturime, duke mbyllur vendet e vaksinimit dhe duke e dërguar Nju Yorkun në një ngërç.

Nga e hëna pasdite, 48cm dëborë kishte rënë tashmë në pjesë të Nju Xhersit dhe Pensilvanisë e 43cm në Nju Jork, shkruajnë mediat botërore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nju Jorku dhe Nju Xhersi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakoshme. Shërbimi Kombëtar i Motit i SH.B.A.-së tha se stuhia do të ngjitet në Nju England, përpara se të ketë përfunduar të martën.

Edhe erërat kanë qenë problematike në këta shtete amerikane. Stuhia ka shkatërruar udhëtimet lokale. Kryetari i Bashkisë së Nju Jork-ut Bill de Blasio lëshoi një urdhër që kufizonte udhëtimet jo-thelbësore nga ora 06:00 me kohën lokale të hënën dhe mbylljen e shkollave publike të martën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: