Gjermania është përfshirë nga një stuhi e fortë me shpejtësi ere deri në 152 km/orë. Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, kurse ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime, raporton “DW”.

Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar, për shkak të drurëve të rrëzuar, në disa rajone madje ka mungesë të rrymës elektrike. Dëmet materiale nga stuhia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha.

Forcat e shpëtimit në shumë qytete kanë qenë gjatë gjithë natës në shërbim. Aktualisht, policia u bën thirrje banorëve të qëndrojnë nëse munden në shtëpi. Në landin Renani Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat. Të enjten priten reshje të mëdha, ndërsa natën e së shtunës një stuhi tjetër pritet të kalojë në veriun dhe Gjermaninë e mesme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb