Berat

Stuhia e motit të keq e cila ka përfshirë Shqipërinë këtë fundjavë është ndier edhe në Berat. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘Balkanweb’ se veç pemëve të rrëzuara prej erës së fortë dhe shiut që ka përmbytur rrugë kryesore të qytetit dhe trotuare, janë shkatërruar dhe dekoret të cilat Bashkia kishte vendosur për festat e fundvitit në sheshin qendror, pedonalen dhe lulishten e qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Stuhia me erë dhe shi ka përfshirë Beratin prej orës 15:30 ndërkohë punonjësit e bashkisë dhe zjarrfikëses po punojnë për të lehtësuar situatën duke zhbllokuar pusetat e mbytura nga uji si dhe duke hequr pemët të cilat kanë bllokuar rrugët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb