TIRANE-Ka nisur protesta para kryeministrisë , pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile.

Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.

“Plumba mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, janë plumba mbi ne. Ndaj mos pyet se për kë bien këta plumba?! Ato bien për ty”, shkruhej në një pankartë e mbajtur nga një prej protestuesve.

Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, sakaq gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: