Për herë të 7-të në histori Inter fiton Superkupën e Italisë, por ky sukses merr dhe më shumë peshë pasi në finale mposhtën rivalët e tyre të përjetshëm, Milan.

Në Riad nuk kishte asnjë histori, ekipi zikaltër dominoi finalen në çdo aspekt, nga fillimi në fund, duke i bërë kuqezinjtë të dukeshin një ekip i vogël. Kjo është hera e dytë në histori që një skuadër arrin të mbrojë trofeun e Superkupës italiane. Për herë të parë në karrierë me trofeun në duar festoi edhe Kristjan Asllani, ndërsa Simone Inzaghi, arkitekti i këtij ekipi fitoi për herë të katërt në karrierë këtë trofe, po aq sa Capello dhe Lipi.

Dhjetë minuta lojë i mjaftuan Interit për të kaluar në avantazh me Barella që shërbeu një asist përfekt për Dimarco me këtë të fundit që tundi rrjetën. Praktikisht historia e këtij takimi përfundoi që në minutën e 21-të ku Dzeko me një veprim shumë të bukur në zonë dyfishojë shifrat, në fund të ndeshjes u shpall lojtari më i mirë. Në të 77-ën ishte Martinez që me një finalizim me shumë klas hipotekoi shifrat në 3-0. Ky ishte goli i 12-të sezonal për “demin” argjentinas, vetëm Osimhen ka bërë më mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Festa në fund ishte e gjitha për Inter, ndërsa mediat italiane i kanë kushtuar faqet e para: “SuperInter”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Mbreti i Kupa”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere, shoqëruar me foton e Simone Inzaghi, 4 finale 4 kupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: