Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim në Korçë për Ditën e Rinisë. Diktuar dhe nga kushtet e pandemisë dhe rregullat kufizuese në fuqi, të gjithë pjesëmarrësit në takim ishin me makina.

Salianji ka thënë se e vetmja zgjidhjet sot përballe qeverisë është ta përmbysin në përballje.

Sipas tij janë të rinjtë që kanë të ardhmen në dorë dhe së bashku do sfidojnë e shpëtojnë demokracinë në Shqipëri.

 

STATUSI NGA ERVIN SALIANJI

Sot në Korcë me dhjetra të rinj brenda kushteve që dikton pandemia!

8 Dhjetori 90 sakrifica e të rinjve ishte sublime,ata rrezikonin gjithçka kishin jetën, familjen, por zgjodhen te luftojnë për të ardhmen! Për Shqipërinë si Europa!

Sot me shtetin monopartiak, shtetin e krimit dhe bandave përpjekja dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje.

E ardhmja është në duart tuaja, së bashku do sfidojmë e të shpëtojmë demokracinë!

As vendi, Shqipëria  dhe as liria e mundësisë nuk janë të trashëgueshme, ato ruhen e mbrohen çdo ditë, çdo etapë.

Për Shqiperine ?? si gjithe Europa!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb