“Të bashkuar në dhimbje”, titulli i përzgjedhur nga ‘Star Sport’, shoqëruar me foton e Man.United dhe Mbretëreshës Elizabeth, është një lojë fjalësh shumë i gjetur: United bie në sfidën e parë në Europa League, kundër Real Sociedad, pikërisht pak pasi populli britanik u njoftua për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth.

“Sporti ndalet për të nderuar mbretëreshën”, shkruan Times. Nuk është ende zyrtare ky vendim, por është i pashmangshëm, referuar edhe protokollit pasi e gjithë Anglia do të jetë në zi për 10 ditë për të nderuar Mbretëreshën e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I gjithë futbolli britanik, duke nisur nga Premier League e më poshtë do të ndalohet në nder të Mbretëreshës. Këtë javë në program ishte java e 7-të e Premier League që rezervonte dhe një super përballje si Man.City-Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb