Xavi-Barcelona duket një dashuri e përjetshme, të lindur për njëri-tjetrin. Pasi shkroi historinë si lojtar, Xavi po bën mirë edhe si trajner në klubin ku u rrit dhe u bë i famshëm. Që nga dita kur u ul në stol, Xavi i ka dhuruar Barçës dy trofe, Superkupën e Spanjës dhe titullin në La Liga. Palët duken të kënaqur me këtë bashkëpunim, për këtë arsye vendosën të zgjasin bashkëpunim. Me anë të një komunikate për mediat, klubi i Barcelonës njoftoi zgjatjen e kontratës me Xavi-n deri në 2025, me opsionin rinovimi edhe për një tjetër vit:

Sport
Sport

“Të dashuruar”, shkruan Sport në faqen e parë. Mediat kanë zbuluar edhe një detaj interesant në kontratën e re që Xavi firmosi. Rinovimi me një tjetër vit do të bëhet automatikisht nëse Xavi në këto dy vite sjell një tjetër trofe, La Liga ose Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb