Robert Lewandowski është kthyer në një fiksim të trajnerit Xavi, një lojtar që e dëshiron me çdo kusht. Polaku gjithashtu është i fiksuar pas idesë për të zbarkuar në “Camp Nou”, për këtë arsye ka pranuar një përgjysmim të pagës, nga 24 milionë euro në 12 milionë. Pengesë e vetme mbetet Bayern Munich, me gjermanët që refuzuan ofertën e parë. Sipas të përditshmes Sport:

Sport
Sport

Barcelona ka gati ofertën e dytë, 32 milionë euro kesh plus 5 të tjera bonuse, ofertë kjo e cila pritet të pranohet nga Bayern, të shtyrë shumë edhe nga lojtari. Në të njëjtën kohë nga Barcelona pas 30 qershorit pritet të largohet Dembele. Sulmuesit francez i përfundon kontrata dhe sipas Mundo Deportivo, Dembele pritet të transferohet te PSG.

Mundo
Mundo

Në lidhje me këtë lëvizje, kjo pritet të vihet në jetë vetëm në atë rast nëse nga Parisi do të largohet disa lojtarë si Di Maria, Navas etj, për të shfryrë arkat e klubit dhe për të qenë në rregull me ‘Fair Play financiar’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb