Dhoma të vogla, fytyra vajzash e grash të trishta dhe një detyrim për të paguar borxhet. Nëse i paguan mund të jesh e lirë, por realiteti jashtë është aq i egër dhe paragjykues sa i detyron punonjëset e seksit të mbeten mes mureve të bordellove. Prostitutat janë të moshave të ndryshme, e tillë bëhesh që 12-vjeçe në Bangladesh, i cili është një nga vendet e pakta myslimane në botë ku prostitucioni është i ligjshëm.

“The Indipendent” i ka kushtuar një artikull njërës prej bordellove më të vjetra në rrethin Tangail, që quhet Kandapara dhe ka ekzistuar sot e 200 vjet, më i vjetri në Bangladesh dhe i dyti për nga madhësia.

Shumë nga gratë aty kanë lindur dhe janë rritur e nuk dinë ku të shkojnë. Vajzat që punojnë këtu vijnë nga familje të varfra dhe shpesh janë viktima të trafikut. Nuk kanë as liri as të drejta, ato i përkasin një zonje që mban paratë e tyre, duke mos i lejuar që dalin nga bordelloja.

Ato kanë borxhe dhe iu duhet nga 1 deri në 5 vjet për t’i shlyer ato. Më pas mund të punojnë si punëtore të pavarura të seksit, mund të refuzojnë klientët dhe mund të largohen nga bordello. Por problemi qendron tek “shoqëria” e cila i paragjykon, prandaj ato mbeten në kthetrat e bordellos që ekziston prej më shumë se 200 vitesh.

Vetë grate e bordellos kërkuan t’u njihen të drejtat si punëtore dhe kështu që në fund të 2014-ës, Shoqata Kombëtare e Avokateve të Bangladeshit bindi Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtoreve të seksit ishte një akt i paligjshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb