Menjëherë pas shortit të “Europa League” ishte administratori i Milan, Masimmialino Mirabelli, ai që u shpreh optimist për ndeshjen ndaj Arsenal duke pohuar: “Më vjen keq për Arsenalin. Jam i lumtur që do të kemi një përballje të tillë në këtë moment kundër një ekipi si topçinjtë.”

Por euforia nuk ka të ndalur. Tani është mbrojtësi i “djallit”, Ricardo Rodriguez, i cili ka postuar një story në profilin e tij në “Instagram”, ku ka etiketuar shqiptarin që luan për Zvicrën, Granit Xhakën. Në diçiturën e fotos lexohet: “Do shihemi” shoqëruar nga një “emoji”.
vs vs
Rodriguez dhe Xhaka gjithashtu janë shpallur kampionë të botës në kategorinë e moshës nën 17 vjeç, edhe luajnë së bashku në ekipin kombëtar zviceran. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, por gjithashtu edhe për dy lojtarët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb