Alvaro Morata po pret të mësojë të ardhmen e tij. Sulmuesi u largua nga Juventus pas përfundimit të periudhës së huazimit, duke u kthyer kështu te Atletico Madrid.

Teksa është në pritje të ndonjë lajmi të mirë për një rikthim të mundshëm në Torino, spanjolli po shijon në të njëjtën kohë edhe këto ditë të nxehta vere. Së fundmi, partnerja Alice Campello ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket në momente intime me Moratën.

Alice shihet mjaft në formë, me fotot e shkrepura në pishinën e vilës së Madridit që ka marrë mjaft reagime.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb