Disa foto të reja të pabotuara më parë janë publikuar në 18 vjetorin e sulmeve mbi Kullat Binjake. Ka qenë pikërisht një mjek, ndër të parët që ka mbërritur në vendin ku ndodhi sulmi, që ka publikuar fotot pak minuta pasi dy avionë të marrë peng nga terroristët goditën dy kullat në Qendrën tregtare botërore.

Pasi pa kullat në flakë, doktori Emil Chynn, i cili ishte duke shëtitur qenin e tij në ato çaste, nxitoi të afrohej për të mësuar çfarë kishte ndodhur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kur mbërriti në vendin e ngjarjes e gjeti veten të rrethuar nga gërmadha dhe tym.
Përgjatë ditëve në vijim, mijëra zjarrfikës, punëtorë ndërtimi, pjesëtarë të ndihmës së shpejtë dhe vullnetarë u mblodhën rreth zonës për të kërkuar për të mbijetuar dhe për të pastruar mbetjet.

Nga sulmet e 11 shtatorit 2001 vdiqën 2977 persona, përfshi edhe viktimat e sulmit mbi Pentagon dhe një avioni të katërt, që u rrëzua nga vetë pasagjerët heronj në Pensilvani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: