Barcelona bën prova arratie në La Liga, thyejnë Betis në transfertë me rezultatin 1-2 duke mbyllur fazën e parë të sezonit në krye, plus 8 pikë në raport me Real Madrid, por me një ndeshje më shumë.

Me Robert Lewandowski-n në formacion, ekipi i Xavi-t ka gjithnjë një marsh më shumë, por për të gjetur golin e avantazhit vuajtën jo pak, erdhi vetëm në minutën e 65-të me Raphinha që e kishte të lehtë të shtynë topin në portën e boshatisur.

Në të 80-ët mendoi i përhershmi Robert Lewandowski për të dyfishuar shifrat. “Bomberi” polak shkon në kuotën e 14 finalizimeve këtë sezon. Pesë minuta më pas, Kounde i pafat devijoi topin në portën e tij duke rihapur ndeshjen, por vetëm kaq, pasi balugranët dalin me pikë të plota:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Të pandalshëm, shkruan Sport në faqen e parë. Barça mbyll fazën e parë me 50 pikë, shkëlqejnë Pedri, Gavi dhe Balde. “Goditje prej lideri”, ishte titulli i përzgjedhur nga Mundo Deportivo. Katër fitore radhazi, 50 pikë në fazën e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb