Man.United vijon momentin fantastik në Premier League, kalon pastër 3-0 edhe Leicester duke përforcuar pozitat e tyre në vendin e tretë, 49 pikë, 7 më shumë se Tottenham dhe minus 5 pikë në raport me Arsenalin kryesues.

Pavarësisht shifrave, “djajtë e kuq” nuk e kishin shumë të lehtë përballë “dhelprave”, mbi të gjitha në fillimin e sfidës ku de Gea në dy raste mbajti portën të pa prekur me dy pritje fantastike.

Në zbritjen e parë në sulm, United gjeti golin e avantazhit me të përhershmin Marcus Rashford. Historia u përsërit sërish me fillimin e pjesës së dytë, me Rashford që dyfishoi shifrat pasi konfirmimit nga VAR. Ekipi i Ten Hag ishte fantastik në golin e tretë të finalizuar nga Jadon Sancho. Tekniku holandez duartrokiti paraqitjen e bërë nga djemtë e tij, mbi të gjitha de Gea-n:

“Jemi të kënaqur me rezultatin. Nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë. Ishte e vështirë, ishim dhe me fat falë de Gea-s i cili mbajti portën të pa prekur. Tani na pret një tjetër sfidë e madhe, të enjten duhet të mposhtin Barcelonës së bashku me tifozët tanë”, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Të papërmbajtshëm”, shkruan Mirror në faqen e parë duke iu referuar formës së United. Të gjithë mediat britanike kishin në faqen e parë suksesin e United, ndërsa zbulojnë se drejtuesit e klubit po punojnë për rinovimin e kontratës me David de Gea-n, për portierin spanjoll kanë gati një pagë fantastike prej 15 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb