ITALI

Pajisje mbrojtëse sanitare false nga Shqipëria janë sekuestruar në portin e Ankonas në Itali.

Saktësisht ngarkesa prej 2 mijë e 300 veshje laboratorike dhe 10 mijë pajisje sanitare njëpërdorimshme të cilat shënonin në etiketë ‘’Made in Albania’’ janë bllokuar dhe më pas sekuestruar nga autoritetet doganore të Anconas. Ato ishin vendosur në një rimorkio dhe kishte ardhur nga Durrësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me shenjë të falsifikuar, pajisjet mbrojtëse ishin të destinuara për një tregtar në Verona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb