Këto fotografi të vjetra janë një thesar më vete. Përmbajtja e tyre është vetë Tirona e viteve 1916-1917. Gert Brojka në rrjetin social, Facebook sjell një set imazhesh nga kryeqyteti shqiptar në kohën e pushtimit italian ne Luften e Pare Boterore.

Vetë Brojka shkruan se, fotot janë marrë nga Arkivi Qendror Austriak dhe i përkasin viteve 1916-1917.

“Këto foto futen në gjendje te lire dhe pa asnjë lloj shkrese mbi to, për ti dhënë mundësi të gjithë personave që dëshirojnë, t’i marrin, t’i shkarkojnë dhe zmadhojnë për të pasur një kujtesë fotografike të qytetit që të parët tonë ndertuan.

Foto e konakut i përkasin Sarajit të Esad Pash Toptanit kurse te tjerat rrugëve të Tironës.
Fotot janë marre nga Arkivi Qendror Austriak dhe i përkasin viteve 1916-1917.”, thekson Brojka.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb