Dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës në Kosovë. Autoritetet bëjnë me dije se janë plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur të cilët kishin qenë duke lëvizur me automjet.

Ndërkohë bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe se sipas informacioneve të autoriteteve në Kosovë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas këtij rasti, banorët serbë kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: