Ukraina ka informuar se ka arrestuar një gjeneral të shërbimit të sigurisë, Valery Shaitanov, nën akuzat e tradhtisë dhe se punonte për Rusinë si spiun.

Shërbimi i Sigurisë SBU ka thënë se Shaitanov më herët punonte si drejtues i operacioneve speciale, duke mos dhënë informacione për punën që ai bënte aktualisht, raporton Daily Sabah.

Ky shërbim e cilëson Shaitanovin si “agjent të Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse” dhe tha se kishte “prova të pamohueshme” se ai kishte planifikuar “akte terroriste” në Ukrainë në këmbim të 200  000 dollarëve dhe një pasaportë ruse.

SBU ka thënë po ashtu se Shaintanov furnizonte me informacion agjencitë ruse, rreth operacioneve që bënte SBU në rajonin lindor të Ukrainës dhe kryente rekrutime.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Kyiv kanë qenë të tensionuara që nga viti 2014 kur Rusia mbështeti një kryengritje separatiste që mbetet aktive në rajon dhe aneksoi Krimenë nga Ukraina.

(d.xh/ Balkanweb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb