Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”.

Siç shihet nga fotot që sjell “BalkanWeb”, një makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri nuk është transportuar ende për në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: