Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Prokurorinë Speciale në Hagë për t’u marrë në pyetje lidhur me aktakuzën e ngritur për rreth 100 vrasje gjatë luftës me Serbinë.

Thaçi jashtë dyerve të Gjykatës Speciale ku ndodhet dhe Prokuroria është shprehur se beson në liri dhe ky është çmimi që duhet të paguajë për lirinë.

Më tej ai ka theksuar se Kosova është histori suksesi dhe askush nuk mund ta ndryshojë historinë,

“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për lirinë. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenarë.’’- tha Thaçi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Para se të hynte në Gjykatë Thaçi u përshendet me dhjetëra shqiptarë që kishin ardhur për ta mbështetur dhe për të protestuar kundër Gjykatës Speciale të Hagës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb