Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme.

Thaçi ka vlerësuar Veliajn për punën e tij në krye të Bashkisë duke theksuar se e ka transformuar në një pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtare dhe një kryeqytet të dashur për gjithë shqiptarët.

Po ashtu ai thotë se Veliaj është shembulli i kryebashkiakut që duhet të ndjekin homologët e tij në Rajon dhe më gjerë.

 

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë. HTH

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb