Shokë skuadre të Bayern Mynchen por kjo nuk i pengoi Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich që gjatë finales së Kupës së Konfederatave të kishin një përplasje të ashpër mes tyre. Plotësisht ndryshe ishte situata për dy shokë skuadre të Arsenal që gjithashtu morën pjesë në këtë finale.

Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanzhez në fund të takimit u panë në të uronin njëri-tjetrin edhe pse për gjatë 90 minutave ishin kundërshtarë, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim në “Preamier League” ku luajnë për Arsenalin.
mustafi
Por foto e shkrepur gjatë këtij momenti është përdoruar nga tifozët e shumtë të Arsenalit të cilët me humor dhe duke përfshirë dëshirën e tyre shpresojnë që Mustafi t’i ketë thënë diçka Sanchez-it për qëndrimin e tij në klubin londinez.
eruzihfrig
Ky tifoz me emrin e Arsene Venger shkruan: Thuaj të firmosë kontratën e re Mustafi.
jfherwjhzkbf
“A i the të qëndronte”- ishte statusi i një tjetër tifozi
mustafiiiiiiiiiiiiiii
Shpresoj se je duke buzëqeshur sepse të tha se do të qëndronte

Kujtojmë se Alexis Sanchez është i pavendosur për të zgjatur kontratën me klubin e Arsenal dhe prej kohësh në kërkim të shërbimeve të tij janë vënë ekipe si Bayern Mynchen dhe Manchester City të cilët mund të bëjnë oferta stratosferike për të pasur kilianin në skuadër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb