Shkëndija mori një barazim 1-1 ndaj AIK, në sfidën e parë të turit të 3-të të Conference League. Sfida e luajtur në Suedi dhuroi emocione, por në fund nuk pati fitues.

Në shkallët e stadiumit të Friends Arena nuk munguan simbolet kuqezi. Në Solna ishin të pranishëm disa tifozë të Shkëndijës, të cilët nuk hezituan të mbanin në duart flamuj shqiptarë.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave dhe me siguri edhe në aktin e kthimit, lojtari i 12-të i skuadrës së Shaqirit do të dhurojë spektakël.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: