2 pikë në 4 ndeshje në Ligën e Kombeve, mbi të gjitha humbja kundër Hungarisë, më e rënda në histori, ka bërë që Southgate të përfundojë nën akuzë. Tifozët shpërthyen në stadium duke vërshëllyer pafund, një mënyrë për të treguar se janë kundër trajnerit. Southgate nuk ka ndërmend të heq dorë, as të dorëzohet por ka një apel për tifozët:

“Nuk është koha për të pasur frikë”, fjalë këto të thëna nga Southgate që gjejnë vend në faqet e para të mediave britanike. “Benzina është e artë”, titulli i përzgjedhur nga Express ndërsa ndalet te apeli që Southgate i ka bërë tifozëve ku kërkon mbështetjen e tyre në Botëror.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithnjë sipas mediave angleze, pavarësisht këtyre rezultateve negative, Southgate ka besimin e federatës. Ndërkohë në krahë të trajnerit janë edhe lojtarët, teksa fjalët e tyre i ka përcjell kapiteni Harry Kane:

Harry
Harry

“E kuptoj zemërimin e tifozëve, por duhet të kthejmë kokën pas. Vitin e shkuar arritën në finalen e një evropiani pasi 60 vitesh, ndërkohë në Botëror shkuam në gjysmëfinale pas 50 vitesh, këto nuk duhen harruar. Mendoj se me Southgate duhet të ecim përpara të përgatisim Botërorin sa më mirë të jetë e mundur”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: