Bayern u eliminua papritur nga Champions Legaue që në fazën çerekfinale, nga Villareal. Zhgënjimi ka qenë i madh në kampin bavarez, por edhe te tifozët. Lojtari i 12-të ka kaluar çdo lloj limiti njerëzor, teksa disa nga familjarët e drejtorit sportiv të kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidžić janë kërcënuar me jetë.

Ka qenë partnerja e të ashtuquajturit Brazo, Ester Kopado që në Instagram ka publikuar një mesazh të ardhur në kutinë e Inboxit të saj:“Nëse Brazo nuk largohet nga Bajern, ne do të përdorim thikën ndaj teje dhe djalit të tij. Shihemi së shpejti”.

Në story, Kopado shkruan: “Kërcënime për vdekje? Seriozisht?”.

 

 

 

5w756qhighc0.bild 1

Boshnjaku Salihamidžić është bërë drejtor sportiv i Bayernit në vitin 2017.

 

190406 Salihamidzic Get
190406 Salihamidzic Get

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb