Shpesh kemi parë që tifozët e futbollit të bëjnë çmendurira për ekipin e tyre të zemrës, por ky mbështetës i zjarrtë i Flamengos në Brazil i ka tejkaluar kufijtë, madje mund të thuhet se e ka tepruar.

Quhet Jose Mauricio dos Anjos dhe përveçse dhomën e tij e ka të mbushur me fanellat e Flamengos vendosi që fanelën kuqezi ta bëjë tatuazh në trup. E vetmja gjë që nuk bëri tatuazh nga fanela janë sponsorët. Tatuazhi mori një vit kohë për t’u përfunduar, me 32 sesione dhe 90 orë punë.

fla1

“Gjithmonë e doja një fanelë të Flamengos tatuazh. Problemi im i vetëm ishte se do të kushtonte shumë. Por, tatuatori më tha që nuk do më merrte shumë para po ta bëja, donte vetëm pak reklamë nga unë”, deklaroi tifozi i çmendur.

fla3

fla4

fla5

fla6

fla7

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb