Të gjithë sytë ishin drejtuar tek çifti i momentit, të sapomartuarit Tina Kunakey dhe Vincet Cassell, të cilët kanë magjepsur në festën e organizuar nga Vanity Fair dhe Tendercapital me rastin e festivalit të kinemasë në Venecia.

Në mbrëmje kanë qenë të ftuar emrat më të famshëm italian dhe ndërkombëtar. Cifti është shfaqur shumë elegant, modelja me një fustan të zi që i nxirrte në pah këmbët, ndërsa aktori francez me një kostum blu.

Kunakey dhe Cassel u martuan disa javë më parë në një ceremoni private në Francë dhe kjo është dalja e parë e çiftit në publik pas kurorëzimit të dashurisë së tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb