8 fitore 1 barazim në 9 ndeshje janë shifra të cilët tregojnë qartë ecurinë fantastike që Egbo ka pasur në krye të Tiranës. Egbo ka ditur të menaxhoj në mënyre perfekte një grup aspak të lehtë, ka ditur ti marrë më të mirën lojtarëve dhe mbi të gjitha ka brumosur një mentalitet fituesi, 5 nga 8 fitoret që kanë siguruar i kanë arritur me përmbysje, një ekip që nuk dorëzohet kurrë. Sezoni i Tiranës ndryshoi në mënyrë drastike fill pas fitores në derbi, këtë herë, në përballjen e tretë sezone kërkohet sërish fitorja për të përforcuar pozitat e tyre si kryesues dhe favorit për titullin kampion.

Egbo
Egbo

Ndryshe nga Mema apo Ahmataj, Egbo nuk preferon të eksperimentoj shumë me formacionin titullar, është fanatik i 11 lojtarëve, edhe kur është i detyruar të ndërhyj, ndryshimet janë shumë të vogla. Nuk ndryshon asgjë as kundër Partizanit, në fushë nga minuta e parë pritet të vendos sërish ekipin në skemën 4-2-3-1.

Formacioni Tirana
Formacioni Tirana

Në portë Ilion Lika, përpara tij në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë Muça dhe Vangjeli ndërsa Doka dhe Hoxhallari në krah. Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Batha dhe Çelhaga kanë krijuar një kimi të përsosur ndërmjet tyre. Faza ofensive është e gjitha e huaj me Kobina dhe Kale në krahë ndërsa Agostin Torasa në qendër. Argjentinasi ka qenë i vetmi titullar i cili nuk është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit. Dëmtimi i pësuar kundër Kukësit dhe një gjendje gripale e lehtë e kanë penguar të jetë në fushë, gjithsesi argjentinasi pritet ta nis ndeshjen si titullar. Në majën e sulmit nga minuta e parë do të zbres Majkëll Ngoo, gjigandi anglez është rikuperuar plotësisht dhe pritet të udhëheq ekipin bardheblu në derbin e përjetshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb