Sot u zhvillua publikisht Konkursi Ndërkombëtar mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës, për një ndërtim të ri ambicioz në Tiranë, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin. “Mount of Tirana” nga Cebra u shpall projekti fitues për qendrën shumëfunksionale në Tiranë, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se qendra e re do të kompletojë kurorën rreth sheshit “Skënderbej”.

“Do të ketë disa hapesira, jo vetëm për zyra, por edhe për rezidencë, hoteleri dhe argëtim, që do të kompletojë kurorën rreth sheshit “Skënderbej”, ashtu siç ka qenë plani francez origjinal, ne perputhje me kërkesat gjithmonë e në rritje të një qyteti që këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe vitin tjeter, me shprese do te jete Kryeqyteti Europian i Sportit”, tha Veliaj.

Ai tha se pati nje diskutim te gjate mes anetareve te jurise per zgjedhjen e fituesit. “Unë jam te pjesa e politikës, prandaj sot nuk ndërhyra sepse nuk do të doja që ne që nuk jemi profesionistë të flisnim me ekspertizë për gjëra që nuk janë të fushës sonë. Në këtë vend jemi mësuar me gjithologë, ku një analist flet edhe për COVID-in, edhe për tërmetin, edhe për arkitekturën, është bërë pak bajat”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha edhe lajmin se javën e ardhshme do të hapet gara për Teatrin e Ri Kombëtar.

“Ne javën tjetër do të hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar, projekt nga Bjarke Ingles Group”, tha Veliaj.

Juria ishte e përbërë nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektësh të mirënjohur si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti, Freek Persyn, të cilët vlerësuan propozimet mbi projektin Tirana Multifunctional Center.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb