Të pastër nga Covid-19 e të qetë përpara transfertës kundër Young Boys. Tirana udhëtoi në orët e para të mëngjesit drejtë Zvicrës aty ku dëshirojnë të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e klubit, për herë të parë kërkojnë fazën e grupeve në Europa League. Grupi është i plotë dhe të gjithë janë në dispozicion të trajnerit Egbo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryeqytetasit nuk shihen si favoritë por kjo është një ndeshje teke, një sfidë ku mund të ndodh gjithçka. Të gjithë në radhët e bardhebluve besojnë se me pak fat dhe me sa më pak gabime mund të marrin një rezultat historik nga kjo transfertë. As rivali i tyre nuk është në formën më të mirë në këtë sezon, ky ishte një vit ku kërkonin fazën e grupeve në Champions por tashmë e shohin vetën në Europa League. Në dy ndeshjet e fundit në kampionat, Young Boys ka marrë një fitore dhe një barazim, kanë shënuar dy gola dhe kanë pësuar një. Pa tifozë për shkak të pandemisë por me një të ftuar special si Armand Duka, në Zvicër për të parë Tiranën nga pranë do të jetë edhe presidenti i FSHF-ës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb