TIRANE

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman, janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbiz-it, të cilët, javët e fundit kanë qenë në qendër të mediave rozë.

Aludimet se martesa e tyre kishte probleme gjatë karantinës ranë shpejt poshtë, pasi vetë aktori, në një deklaratë publike, tha se jo vetëm nuk kanë probleme me martesën, por janë më të lumtur se kurrë.

Së fundi, mediat turke kanë shkruar për një dhuratë luksoze që aktori i ka bërë bukuroshes shqiptare. “Një blerje të fuqishme” e quajnë mediat makinën e shtrenjtë që Tolga i ka bërë bashkëshortes së tij.

  • foto galeri

Po sa është vlera?
Mësohet se Tolga ka shpenzuar rreth 3 milionë lira turke për dy makina xhip të modelit të fundit. Njërën prej tyre, e cila kushton 1 milion e 700 lira turke, ia ka bërë dhuratë partneres.
Targat e makinës, siç duket nga fotot e postuara, janë të personalizuara pasi mbajnë tre shkronjat e tyre, Tolgës, Almedës dhe të birit, Efehan.
Në mediat turke, ka qarkulluar një foto e makinës ku duket pjesërisht targa.
Kaq u desh që një pjesë e mirë e fansave e kanë uruar Almedën për dhuratën e bukur, por mes tyre ka edhe komente të njerëzve ziliqarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb