Françesko Toti dhe Ilari Blasi janë takuar përsëri një ditë më parë. Por thjesht sa për të shkëmbyer çelësat e vilës në plazh në Sabaudia, ku të dy me radhë po qëndrojnë me fëmijët e tyre.

Ilari ka qenë në ditët e kaluara ndërsa tani e ka radhën Toti të qëndrojë pranë dy vajzave, me djalin Kristian që do të bëjë vajtje-ardhje rrugën për në Romë pasi ka impenjime me ekipin U18 të klubit kryeqytetas.

Por ndoshta Toti nuk do të jetë i vetëm me fëmijët e tij në vilën buzë detit. Mediat italiane kanë zbuluar se vetëm 1 kilometër më larg po pushon Noemi Boki, e dashura e re e ish-kapitenit të Romës. “Dagospia” ka publikuar foto të saj teksa dilte nga uji, duke shpjeguar se kjo ishte arsyeja pse ajo ishte zhdukur kohët e fundit nga kryeqyteti italian, pasi po bën plazh në një nga zonat e preferuara të Totit në bregdetin italian.

 

Noemi
Noemi

Mediat italiane raportojnë se takimi mes Ilarit dhe Totit ka qenë shumë i ftohtë, me çiftin që tashmë takohet praktikisht vetëm për shkak të fëmijëve pasi gjithçka mes tyre ka përfunduar. /Panorama Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: