BRITANI E MADHE

Shqiptari Fatos Xheta, i cili vrau gruan Safie Xheta rreth 6 muaj më parë në Oksofrd të Britanisë së Madhe është dënuar sot me 19 vjet burg.

Gjyqtarët janë menduar rreth 90 minuta, përpara se të marrin vendimin për 46-vjeçarin. Gjykata arriti në përfundimin se Xheta ishte xheloz për gruan e tij. Kjo u vu re edhe në shënimet që i janë gjetur atij në banesë, shkruajnë mediat britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një letër të dyshuar të shkruar nga Fatos Xheta, shkruhej “Tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje”. Hetimet kanë zbuluar se burri i kontrollonte vazhdimisht rrjetet sociale bashkëshortes, si dhe celularin. Safie Xheta i kishte thënë një mikeshe të saj përpara disa kohësh “Fatosi nuk më lejon të kem shok. Nuk kam tani as telefon, sepse e mori dhe e shkatërroi”.

Çifti ishte martuar me njohje në Shqipëri. Ata kishin jetuar në Itali, ndërsa më pas janë transferuar për në Britaninë e Madhe. Ata janë pas edhe fëmijë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb