Disa anëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare që trafikonin drogë nga Shqipëria e Turqia për në Greqi janë arrestuar në shtetin fqinj.

Një çift bashkëshortësh grekë dhe një shqiptar u arrestuan nga operacioni i Policisë greke që ka filluar prej ditës së djeshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti i bashkëshortëve ishin në krye të roleve të trafikut të drogës, kurse shqiptari 33-vjeçar kishte rol të rëndësishëm në importimin, transportimin, magazinimin dhe trafikimin e drogës në Selanik e Athinë.

Nga kontrollet në një dhomë hoteli në qendër të Selanikut si dhe një apartamenti në Igumenicë u kapën rreth 38 kg marijuanë, mbi 2 kg heroinë apo dhe 2 telegona celularë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb